Flash News

Ditari i Opozitës

24 mijë trupa të NATO-s “zbarkojnë” në Shqipëri, PD përshëndet stërvitjen “Defender Europe 23”

24 mijë trupa të NATO-s “zbarkojnë” në

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s, Defender Europe ‘23 në Shqipëri.

Në një njoftim për mediat, PD shkruan se këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë.

“Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.

Partia Demokratike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në Nato, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlantike”, thuhet në reagimin e PD të shpërndarë nga Sali Berisha.

Të fundit