Flash News

Ditari i Opozitës

24 orë para shqyrtimit të statutit të Berishës/ PD kërkon nga Apeli njohjen e Kuvendit të 18 Dhjetorit

24 orë para shqyrtimit të statutit të Berishës/ PD

Gjykata e Tiranës njohu sot Kuvendin e thirrur në 11 Dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha. Vendimi i gjykatës, vendos në krye të drejtimit të PD-së, Komisionin e Rithemelimit duke konfirmuar çdo vendim të miratuar nga ai në datën 11 Dhjetor.

Në një deklaratë për mediet, disa minuta pasi gjykata dha verdiktin, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj deklaroi se ishte një vendim i marrë pa prova dhe dosje, dhe se do të paraqesin një kallëzim penal për shpërdorim detyre për gjyqtarin Agron Zhukri i cili regjistroi statutin.

Ndër të tjera, Alibeaj theksoi se për të liruar apo jo zyrën, së pari do të prisnin vendimin e ankimimit të paraqitur në Gjykatën e Apelit.

Kërkesa në fjalë i është dorëzuar Apelit vetëm 24 orë para se sot Gjykata e Tiranës të shpallte vendimin e regjistrimit të statutit të ‘Rithemelimit’. Dokumenti i dorëzuar pranë Apelit, kërkon të “prishjen e vendimit të datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndryshimin e vendimit dhe pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të PD të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021 dhe pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të PD të miratuara në Kuvendin Kombëtar të datës 18.12.2021”.

PD ka dorëzuar kërkesën për njohjen e vendimeve të Kuvendit të thirrur në 18 Dhjetor nga Lulzim Basha, 24 orë para se Gjykata e Tiranës të niste procesin e shqyrtimit për statusin e Berishës.

Kujtojmë se me vendimin e sotëm, gjykata konfirmoi vendimet e marra më 11 Dhjetor, ku shkarkohen funksionarë dhe drejtues të PD, si edhe rrëzohet Kuvendi i 18 Dhjetorit i thirrur nga Basha.

24 orë para shqyrtimit të statutit të Berishës/ PD   24 orë para shqyrtimit të statutit të Berishës/ PD

Të fundit