Flash News

Ditari i Opozitës

25 Prilli, Bylykbashi: Zgjedhjet nuk ishin të lira, SPAK nuk e goditi shitblerjen e votës

25 Prilli, Bylykbashi: Zgjedhjet nuk ishin të lira, SPAK nuk e goditi

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi foli në mbledhjen e Këshillit të Integrimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Bylykbashi tha se edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, pasi u konstatuan shkelje gjatë procesit. Deputeti thekson se një problem mbetet shitblerja e votës, të cilën sipas Bylykbashit SPAK, i cili duhet ta godiste, nuk e hetoi.

“Raporti më i mirë ka qenë në 2009. Është përsëritur në këtë raport shkeljet e një numri të OSBE-së. U bë kontroll mbi zgjedhësit ndërmjet të dhënave personale. Problem mbetet shitblerja e votës dhe nuk kemi dënime. Këto zgjedhje nuk ishin as të lira as të ndershme, këtë e thotë edhe OSBE-ODIHR. Është ngritur një sistem gjigand për të kontrolluar votuesit për të kontrolluar zgjedhësit. Kemi ndryshim të sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Është detyra e shtetit të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, por kemi ndërhyrje sistematike të shtetit në procesin zgjedhor. Zgjedhjet e 25 prillit ishin maksimumi. SPAK-u duhet të godiste shitblerjen e votës, nuk e bëri dhe as nuk e parandaloi. Garancitë që prodhuan në mënyrë të qëllimshme dështuan,” u shpreh Bylykbashi.

 

Të fundit