Flash News

Ditari i Opozitës

27 vite nga gjenocidi i Srebrenicës, Berisha: Dënoj me forcë aktin makabër dhe qëndrimin e Vuçiç

27 vite nga gjenocidi i Srebrenicës, Berisha: Dënoj me forcë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar 27 vjetorin e gjenocidit serb të Srebrenicës ku mbetën të varë rreth 8 mijë civilë.

Në një postim në Facebook, Berisha dënon aktet makabre të gjenocidit serb dhe qëndrimin që presidenti Aleksandër Vuçiç mban duke mohuar vazhdimisht masakrën.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot dita e nderimit të viktimave të Srebrenicës!

Të dashur miq, sot është dita e nderimit të viktimave të barbarive, genocidit serb në Srebrenicë. 27 vite më parë, forcat ushtarake dhe milicia e serbëve të Bosnjës së bashku me njësi paramilitare dhe policore të ardhura nga Serbia, nën komandën e gjeneralit famzi Ratko Mlladiç, vranë, masakruan, në genocidin më të tmerrshëm të Pasluftes së Dytë Botërore në Europë, 8 mijë femijë, gra, burra, muslimanë bosnjakë vetëm e vetëm se i perkisnin etniseë dhe besimit fetar tjetër.

Duke shprehur nderimin më të thellë për viktimat e genocidit serb në Srebrenicë, denoj me forcë aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari të tmerrshme.

Dënoj gjithashtu edhe qëndrimin aktual të Presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “për çdo serb të vrarë të vriten 100 muslimanë” është dhe një frymëzues kryesor i genocidit të Srebrenicës, vendi i të cilit është në bankën e akuzës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës

 

Të fundit