Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"270 mln $ për goditjen e opozitës'/ Kalaja: Të zbardhet Memorandumi mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID!

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka komentuar këtë të hënë debatin e zhvilluar në Kongresin Amerikan pak muaj më parë, lidhur me raportin për mbështetjen e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Sipas raportit 270 milionë USD të taksapaguesve amerikanë, janë shpenzuar nga USAID dhe Fondacioni Soros në bashkëpunim edhe me OJF e lidhura me partinë në pushtet.
Kalaja thotë se këto 270 milionë dollarë janë përdorur për të kapur drejtësinë në Shqipëri dhe për të goditur opozitën dhe bën thirrje që të zbardhet memorandumi mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID për një analizë më të qartë financiare të vetë fondeve.
Deklarata e Adriana Kalasë
Partia Demokratike ne vijimësi ka shprehur shqetësimin legjitim, për mënyrën e implementimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri si dhe për mënyrën sesi është shpenzuar mbështetja financiare nga SHBA dhe BE.
Në Senatin dhe Kongresin Amerikan të SHBA-ve, pas zgjedhjes së Presidentit Trump, është kthyer në debat çështja e parave të taksapaguesve amerikanë, lidhur me mbështetjen e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Më datë 16.07.2025, në Kongresin Amerikan u be temë debati, se si 270 milionë USD të taksapaguesve amerikanë, janë shpenzuar nga USAID dhe Fondacioni Soros (dhe OJF të lidhura me partinë në pushtet), që nëpërmjet ‘Reformës në Drejtësi’ të mbështetur nga SHBA, të kapej Sistemi i Drejtësisë, dhe nëpërmjet kësaj kapje, të sulmohej Opozita, Partia Demokratikë, Z. Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të partive opozitare, fakte për të cilat tashmë ka shumë.
Raportimet në Kongres përmendin se fondet janë kanalizuar nëpërmjet projektit ‘Justice For All’, në kuadër të të cilit institucioni juaj ka firmosur një Memorandum Mirëkuptimi me USAID, i cili më parë na është vënë në dispozicion nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Faktet e botuara janë një tregues shqetësues jo vetëm për kapjen e sistemit të drejtësisë, por së pari për nevojën që ka për të bërë transparencën e pjesës prej 270 milionë USD të përfituar nga subjekte të së drejtësisë shqiptare, për aktivitet të zhvilluar në territorin e RSH. Kjo transparencë përfshin jo vetëm publikimin e instrumentave ligjorë që janë ndërtuar me këto fonde, por edhe analizën financiare të vetë fondeve.
Duke vlerësuar:
– transparencën mbi 270 milionë USD, një pjesë e të cilave sipas raportimeve kanë shkuar për sistemin gjyqësor në Shqipëri, të rëndësishme për detyrimin për llogaridhënie të institucioneve shqiptare, përfshirë KLGJ si pale në memorandumin e lidhur me këtë projekt,
– të drejtën kushtetuese dhe ligjore të informimit si qytetarë dhe përfaqësues të një subjekti politik,
– më mënyrë të bazuar në ligje dhe kushtetutë se ky memorandum përbën një shkelje të rëndë të ligjeve themelore të organizimit dhe funksionimit të organeve të gjyqësorit në RSH si dhe mbrojtjes së të dhënave personale të shtetasve shqiptarë,
ne i jemi drejtuar KLGJ-së, me një kërkesë me pyetje, plot 70 të tilla, mbi Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur midis United States Agency For International Development (USAID) dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLGJ), më datë 29 prill 2020, shoqëruar me dokumentacion të plotë e justifikues për secilën përgjigje.
Të bindur se përgjigjet e shoqëruara me dokumente të plota e justifikues, do zbardhë një nga aferat më të rënda në Sistemin e Drejtësisë, si një mënyrë për të sulmuar Opozitën, PD, Z. Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të saj, në vëmendje të publikut në po sjellim një pjesë të këtyre pyetjeve:
1. Cilat kanë qenë mekanizmat dhe procedurat që janë ngritur për zvogëlimin e stokut të dosjeve dhe administrimit të kalimit të dosjeve, në bazë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, seksioni 1.1?
2. Bazuar në seksionin 1 dhe 3.1, Cili ka qenë roli i parashikuar dhe produkti i realizuar nga EËMI?
3. Sa persona staf të përhershëm dhe të përkohshëm ka angazhuar EËMI për këtë qëllim dhe çfarë aksesi kanë pasur ata në dosjet gjyqësore?
4. A ka qenë stafi i EËMI i angazhuar në vlerësimin e dosjeve gjyqësore në Gjykatën e Lartë?
5. Nisur dhe nga gjuha e nenit 3.2.B.7, cili ka qenë statusi i tyre ligjor në raport me Gjykatën e Lartë?
6. Nëse ata janë kategorizuar si ndihmësa/këshilltarë ligjorë, në cilën kategori nga ato të parashikuar në ligjin 98/2016, janë klasifikuar këta persona?
7. Sa nga këto dosje janë përpunuar nga NUNÇP, dhe cilat janë vendimmarrjet në këto dosje?
8. Kush ka mbikëqyrur procedurën e rekrutimit të tyre dhe cila ka qenë procedura e aksesit të tyre në dosjet e Gjykatës së Lartë?
9. A kanë pasur ata akses mbi identitetin e palëve dhe të dhëna që për shkak të natyrës publike, i bënin palët lehtësisht të identifikueshëm për ta?
10. Cilat kanë qenë procedurat dhe mekanizmat e ngritur për realizimin e qëllimit tjetër të memorandumit (§1.2), mbi krijimin e metodave të raportimit, monitorimit, vlerësimit për aktivitetet e eficencës së gjykatës, si dhe parandalimit të krijimit të stokut.
11. A është krijuar dhe shpërndarë në të gjithë gjykatat e vendit pozicioni i ri, që nuk ka ekzistuar më parë, i quajtur në këtë memorandum BRO në tekstin anglisht pika 3.1. pika 2, (në shqip nuk është përkthyer saktë), dhe nëse po si është bërë rekrutimi dhe nga kush?
12. Cilat kanë qenë vendimet që ka marrë KLGJ nëpër mbushje të detyrimeve, përfshi dhe përgjegjësinë e përbashkët, që rrjedhin nga seksioni 3.1 i këtij memorandum?
13. Nisur nga §3.1.15 dhe §3.2A.8, cilët kanë qenë anëtarët e Gjykatës së Lartë të angazhuar në këtë projekt dhe çfarë detyrash konkrete kanë realizuar ata? Nëse ata kanë qenë gjyqtarë, a kanë marrë autorizim të posaçëm nga KLGJ për angazhimin në këtë projekt dhe cilat kanë qenë detyrat e tyre?
14. Në vijim të pyetjes së mësipërme, deri në çfarë pike sigurohej aksesi nga NUNÇP në këto dosje, dhe cili ishte roli i tyre lidhur me këto dosje (në kuptim të vendimmarrjes), në raport me Gjyqtarët dhe Ndihmësit Ligjorë?
15. Sa është buxheti i planifikuar lidhur me këtë projekt dhe sa është shuma e shpenzuar brenda afateve të kohëzgjatjes së tij?
16. A është ky memorandum ende në fuqi dhe nëse jo kur ka përfunduar ai?
17. Nëse po, me cilin akt është bërë zgjatja e afatit të tij të tij?
18. Nëse po, kush është burimi i financimit të tij që prej ndërprerjes së fondeve për projektet e USAID?
19. Referuar të dhënave që dispononi të raportuara nga Komisioni i Përkohshëm por edhe nga GJL dhe EËMI, a janë përmbushur objektivat minimalë dhe maksimalë lidhur me qëllimin kryesor të lidhjes së këtij memorandum?
20. Sa është numri i dosjeve të prapambetura të cilat janë evidentuar para memorandumit dhe sa është numri i tyre në përfundim të tij?
Në pritje të përgjigjes së KLGJ, PD deklaron se është e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e kësaj afere kundër drejtësisë, demokracisë dhe pluralizmit si dhe rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38