Flash News

Ditari i Opozitës

28 Nëntori/ Noka uron shqiptarët: Kjo ditë festohet nën kthetrat e një regjimi

28 Nëntori/ Noka uron shqiptarët: Kjo ditë festohet nën

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka e cilësoi Ditën e Pavarësisë një moment të shenjtë për kombin shqiptar.

Noka uroi të gjithë shqiptarët dhe rikujtoi rëndësinë historike të kësaj date, ndërsa kritikoi qeverinë aktuale duke e quajtur “narko-regjim”.

"Partia demokratike në këtë ditë feste kombëtare, në këtë ditë të shenjtë për kombin shqiptar, uron gëzuar këtë festë, gëzuar këtë ditë të madhe çdo shqiptari.

Është 28 nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë.Është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria. Prandaj kjo ditë është ditë e bekuar dhe e shenjtë për shqiptarët.

Jetojmë në një kohë që fatkeqësisht, festohet kjo ditë nën kthetrat e një regjimi, narko-regjimi, i cili është i ngërthyer nga të gjitha anët me krim, korrupsion dhe drogë.

Jetojmë në një kohë dhe festojmë ditë në një kohë kur narko-regjimi është i kapur në skandale të pafundme korrupsioni siç është rasti i tunelit të Llogarasë apo i aeroportit të famshëm të Vlorës dhe Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike, ka nevojë që duhet të njohë institucionin e dorëheqjes dhe ka nevojë që kjo Shqipëri të ndjehet ashtu siç e meritojnë, që shqiptarët të ndjehen ashtu siç e meritojnë dhe jo nën diktatin e narko-t, nën diktatin e korrupsionit dhe nën diktatin e karteleve të drogës", deklaroi Noka.

 

Të fundit