Flash News

Ditari i Opozitës

28 qendrat e refugjatëve, Berisha: Rama po synon të zëvendësojë shqiptarët që ikin, të denatyrojë kombin

28 qendrat e refugjatëve, Berisha: Rama po synon të

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për 28 qendrat e reja të pritjes së emigrantëve që do të ndërtohen në 3 qarqe të vendit.

Berisha tha se Shqipëria po shndërrohet në një autostradë emigrantësh, të cilët po dorëzohen në kthetrat e mafies.

Kryedemokrati tha se Rama kërkon të zëvendësojëshqiptarët që kanë braktisur vendin.

“Tani flet për 28 qendra të reja pritje. Unë nuk dua të komentoj, sepse nuk është bërë asnjë transparencë për këto, por ajo që dua të them; shndërrimi i Shqipërisë në autostradë emigrantësh është një barbari mbi emigracionin në radhë të parë.

Është dorëzim i atyre qenieve në kthetrat e mafias më të pashpirt në Europë. Minimumi mafie e cila drejton dhe sundon policinë, në drejtësi dhe sundon kudo dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se të përfitojë prej qenieve mjerane.

Së dyti, nëse me këtë Edi Rama dhe është shumë e mundshme, synon të zëvendësoje shqiptarët që ikin, të denatyrojë kombin shqiptar në një mënyrë të paimagjinueshme, edhe kjo është një rrezik ekzistencial për Shqipërinë në çdo rast.

Ndaj dhe ne duhet të mbrojmë një politikë e cila bazohet në nxitjen e ripopullimit të këtij vendi, nxitjen e lindshmërisë që sot është aq sa ishte 100 vite më parë sipas INSTAT-it vetë dhe sipas OKB-së është treguesi më i ulët në botë për shkak të emigracionit thotë OKB”, deklaroi Berisha.

Të fundit