Flash News

Ditari i Opozitës

“280 mijë € një operacione”, Kryemadhi: Jam kuruar për zemrën dhe kancerin

“280 mijë € një operacione”, Kryemadhi: Jam kuruar

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është është pyetur mbi akuzën e dorëzuar në SPAK ndaj saj dhe familjes për kryerjen e një ndërhyrjeje estetike me vlerë 286 mijë euro.

E ftuar në Opinion, Kryemadhi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se edhe gjininë po të kishte ndryshuar nuk do kushtonte kaq shumë para. Ajo sqaroi se në një klinikë në San Marino ka trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës.

Pjesë nga biseda:

Kryemadhi: Zoti Fevziu, ju jeni çun Tirone dhe të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë.
Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.

A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino.

Fevziu: Ju nuk qenë në atë klinikë?

Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë…

Fevziu: Në datën që flitet?

Absolutisht! Është përdorur swifti  i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër. 

Të fundit