All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“3 fshatra në Kukës të bllokuar”, PD: Fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë, shteti nuk ka investuar

All - Paragraf - 1

“3 fshatra në Kukës të bllokuar”, PD:

Prej më shumë se një muaji, tre fshatra në Kukës janë të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave për shkak të reshjeve të dendura.

All - Paragraf - 3

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësimet e tyre gjatë një takimi me Drejtuesin Politik të PD-së për Qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, duke thënë se shteti nuk ka investuar dhe nuk ka dërguar fadromat për të hapur qarkullimin e mjeteve.

 “Nga bllokimi i rrugës fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë, nuk ka as infermier për të bërë qoftë edhe një gjilpërë, çdo ditë e më shumë fshati po braktiset”, tha një banor.

Përveç faktit të izolimit, banorët shprehin shqetësimin se situata e tyre sa vjen e rëndohet edhe për shkak të kushteve të rënda të jetës, ku u mungojnë uji dhe dritat.

“Rrugë jo, investim jo, shëndetësi dhe arsim këtu nuk ka. Detyra jonë është ta bëjmë faktike, se si është gjendja. Pastaj le të dalë përfaqësuesi i rilindjes apo kryeministri,  le të thotë nëse ne po themi diçka që nuk është. Ju s’keni rrugë. Ekonomia juaj është në mjerim. Tre fshatra të bllokuara.  Modeli i tyre janë projektet 3D me kulla dhe më rrugë, dhe sipas tyre kjo është Shqipëria e rilindjes”, tha Flamur Hoxha nga fshati Gdhesht në Kukës.

Të fundit