Flash News

Ditari i Opozitës

3 kandidatët e PD për Tiranën: Të zgjidhet konkurrenti më i mirë për të fituar kryeqytetin

3 kandidatët e PD për Tiranën: Të zgjidhet konkurrenti

Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani dhe Belind Këlliçi janë 3 kandidatët e PD-së deri më tani të cilët do të garojnë në primaret brenda partisë për të nxjerrë një kandidat për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në vitin 2023.

Të ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, të tre thanë se synimi i tyre është për të fituar Bashkinë e Tiranës.

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se deri në këto momente, përballë demokratëve ka 3 oferta.

Ilir Alimehmeti: Para jush keni 3 oferta në këtë momente. Mund të ketë dhe ndonjë zonjë të nderuar nesër. Në këtë moment janë 3 oferta brenda shtëpisë për demokratët, për votuesit e djathtë. Duhet të gjejnë kë i përfaqëson më mirë, kush mendon që do punojë më mirë më ta dhe kush i gjasat për të rrëzuar kandidatin. Janë 3 oferta karshi votuesve tanë. Janë ata që zgjedhin.

Ndërsa Bogdani u shpreh se në primaret brenda PD, demokratët duhet të votojnë se cili është konkurrenti më i mirë për të fituar përballë rivalëve socialistë për Bashkinë Tiranë.

Gert Bogdani: Nuk duhet të jenë zgjedhje ku lobohet brenda partisë. Primaret janë një proces ku duhet të sjellin çfarë është më e mira për qytetin. Anëtarët e PD nuk duhet të votojnë si në çdo proces të Partisë Demokratike, nuk duhet të zgjedhin kë duan më shumë brenda partisë, por kush është konkurrenti më i mirë për të sjellë fitoren në Tiranë. Udhëzimi parashikon që të tre do shkojmë bashkë për të paraqitur programin.

Ndërsa Belind Këlliçi theksoi se nëse nuk fiton në primaret, do të bashkëpunojë me fituesin.

Belind Këlliçi: Do t’i shtrëngoj dorën fituesit nëse nuk jam unë dhe do jem pjesë e ekipit të tij ose të saj. Nëse shpallem fitues, të gjithë te jemi pjesë e një ekipi të përbashkët.

 

Të fundit