Flash News

Ditari i Opozitës

3 Marsi, Berisha: Protesta do jetë paqësore, vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës

3 Marsi, Berisha: Protesta do jetë paqësore, vazhdon pavarësisht

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë detaje mbi protestën kombëtare të 3 marsit të thirrur nga opozita.

I ftuar në Klan News, Berisha tha se protesta do të jetë paqësore dhe do të japë mesazhe të rëndësishme.

Kjo nuk është protestë apo revolucion për PD-në por për interesat më jetike të çdo shqiptari që pavarësisht bindjeve politike beson se ky vend nuk mund të shuhet me këto ritme. Nga kjo Shqipëri që kemi sot pas 16 vitesh.

Fillon në ora 12 të ditës, vazhdon me programin e saj, mesazhet e saj, vetë protesta tregon forcë, e cila nuk është vetëm dhuna, forcë është dhe paqja, komunikimi që jep. Synohet të dërgohet një mesazh i qartë se ky revolucion nuk ka të ndalur dhe se Edi Rama është një kufomë politike shumë e rrezikshme për vendin dhe më gjerë”, tha Berisha.

Ai tha se protesta do vazhdojë pavarësisht vendimit të Gjykatës për lidershipin e kësaj force politike.

“ Po të marrim këtë dhe po të marrim deklaratën e Ballës në Kuvend tregon ndërhyrjet e tyre të jashtëzakonshme. Unë garantoj që s’ka asnjë qëllim, protesta vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës, nuk është presion ndaj Gjykatës. Kemi një armik, e kemi të fiksuar”, u shpreh Berisha

 

 

 

 

 

Të fundit