Flash News

Ditari i Opozitës

3 vite nga tërmeti, PD: Bashkia u kujtua në prag të zgjedhjeve, por po vepron me standarde të dyfishta

3 vite nga tërmeti, PD: Bashkia u kujtua në prag të zgjedhjeve,

Partia Demokratike dënon “harresën” e qeverisë ndaj qytetarëve të prekur nga tërmeti i vitit 2019. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretarha për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj tha se Bashkia e Durrësit është kujtuar për qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale.

“Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Bashkia e Durrësit ka miratuar një tjetër listë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kanë kaluar 3 vite nga tërmeti tragjik dhe ka ende shumë familje nën qiell të hapur. Qindra fëmijë kanë kaluar 3 dimra të ashpër në çadra, kontejnerë, te të afërmit apo me qera.

Bashkia e Durrësit kujtohet për ta pak para zgjedhjeve të radhës, sepse nuk ka dhembshuri njerëzore, por vetëm kalkulime elektorale. 

Të premten, në mbledhjen e këshillit bashkiak, janë miratuar disa vendime në lidhje me procesin e rindërtimit dhe miratimin e familjeve që përfitojnë grante apo shtëpi individuale e apartamente”, deklaroi sekretarja.

Më tej shtoi se po përdoren standarde të dyfishta.

“Në tre vendime të tjera bëhet me dije se do të ndryshohet lista e emërore e përfituesve të granteve për të ndërtuar shtëpitë aty ku ishin, në të njëjtin truall, dhe familjet do të zhvendosen për të përfituar në programe të tjera. Programet në fjalë nuk janë specifikuar.

Që do të thotë se këto familje futen në një spirale të re pritjeje dhe ankthi.  Keto vendime të këshillit bashkiak dëshmojnë se si ky proces ka dështuar duke lënë banorët në mëshirë të fatit.

Me këto vendime Bashkia e Durrësit pranon se grantet, shtëpitë individuale dhe subvencionimi i qirave janë ndihma që kanë mbetur në letër, pasi thesi hapet vetëm në prag të zgjedhjeve.Njëlloj ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, ku disa qytetarë kanë përfituar ndërsa të tjerë jo”, tha Hysaj

Partia Demokratike u bëri thirrje organeve përgjëgjëse të hetojnë cdo abuzim, si me standardin e dyfishtë, si me vonesat, si me korrupsionin elektoral.

 

Të fundit