Flash News

Ditari i Opozitës

30-vjetori i Partisë Republikane, Fatmir Mediu: E djathta duhet të bashkohet!

30-vjetori i Partisë Republikane, Fatmir Mediu: E djathta duhet të

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një fjalimi me rastin e 30-vjetorit të krijimit të PR, nuk i kurseu kritikat ndaj  liderit  të opozitës, Lulzim Basha.

Në fjalën e tij, Mediu tha se Basha nuk ka përcaktuar ende rrugët që e bëjnë opozitën fituese të zgjedhjeve të 25 prillit, dhe shtoi se e djathta duhet të ndërtojë një koalicion vlerash, e të mos shërbejë si një aneks rehatie për politikanë të caktuar.

Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores, dhe e vetmja rrugë është rruga e ndershmërisë, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar një koalicion vlerash.

 E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike.

 E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nuk është e mjaftueshme që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama. Është e domosdoshme të tregojmë që ne kemi forcën për të bashkuar shqiptarët kudo që janë”, u  shpreh Mediu.

Të fundit