Flash News

Ditari i Opozitës

30 vjetori i themelimit të PD/ Në hyrje të selisë memorial kushtuar 11 Dhjetorit, Basha fton demokratët

30 vjetori i themelimit të PD/ Në hyrje të selisë memorial
Memoriali në hyrje të selisë blu

Në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, lideri Lulzim Basha ftoi dje të gjithë demokratët të jenë në selinë blu për të kremtuar 30 vjetorin e themelimit të partisë.

Në hyrje të selisë blu, ndodhet edhe një memorial kushtuar datës së themelimit, e cila mban firmat e themeluesve të PD-së. Memoriali pritet të shfaqet në orën 12:00 kur Basha do të mbajë takimin me demokratët.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”, shkruhet në ftesën e Bashës drejtuar demokratëve.

Ndërkohë në stadiumin 'Air Albania' po bëhen përgatitjet e fundit për Kuvendin e e thirrur nga Sali Berisha. Aktualisht po verifikohen delegatët e PD-së që do të jenë të pranishëm në Kuvend, për të bërë këshu transparente edhe firmat e Kuvendit.

 

Të fundit