Flash News

Ditari i Opozitës

"300 mln euro dëm nga zjarret”, Blushi: Pasojë e papërgjegjshmërisë së Ramës

"300 mln euro dëm nga zjarret”, Blushi: Pasojë e

Deputeti i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur ditën e sotme mbi situatën e zjarreve në vend. 

I ftuar në News24, Blushi është shprehur se zjarret kanë shkaktuar një dëm të llogaritur rreth 300 milionë euro, ndërsa ka ngritur akuza se përgjegjës për këtë është kryeministri Edi Rama .

“Ky është armiku i mjedisit,” u shpreh Blushi. Ai tha se shkatërrimi i banesave, i bagëtive dhe i ekonomive familjare është rezultat i papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit të qeverisë.

Sipas tij, me vetëm 20 milionë euro qeveria do të kishte mundur të merrte masa parandaluese, duke shmangur dëmin e madh ekonomik. “Në vend që të shtonte fondet për emergjencat civile, Rama ka alokuar vetëm 21 milionë euro në vit,” theksoi Blushi.

Deputeti i PL-së shtoi se pas çdo katastrofe të tillë qëndron vetëm papërgjegjshmëria e qeverisë, e cila sipas tij i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Të fundit