Flash News

Ditari i Opozitës

31 vite nga eksodi i shqiptarëve, Berisha: Regjimi i Ramës ka përzënë 744 mijë shqiptarë

31 vite nga eksodi i shqiptarëve, Berisha: Regjimi i Ramës ka

Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha ka përkujtuar 31 vjetorin e eksodit të madh të shqiptarëve në Itali ku rreth 20 mijë shqiptarë më 8 gusht 1991 braktisën vendin e tyre.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ashtu sikurse asokohe shqiptarët ju larguan tiranisë së diktatorit Enver Hoxha, edhe sot regjimi i Edi Ramës ka përzënë afro 744 mijë shqiptarë përgjatë viteve 2014-2021.

Berisha i ka bërë thirrje PD-së dhe opozitës të bëjën gjithçka që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Një ditë që kurrë nuk duhet harruar!

8 gusht 1991 - dita e eksodit biblik të shqiptarëve; largimit nga vendi i tyre për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore.

Sot, ne e kujtojme këtë ditë pasi gjatë viteve 2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës. Britania e Madhe deklaroi sot se 44% e emigrantëve nga e gjithë bota, janë nga Shqiperia.

8 gushti është një apel për PD dhe opozitën shqiptare për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin më nga vendi i tyre!”, shkruan Berisha në Facebook.

Të fundit