Flash News

Ditari i Opozitës

31 vjetori i PS/ Berisha: Përvjetori i ndërrimit të emrit, pas përpjekjeve të Nanos, Rama e riktheu në parti-shtet

31 vjetori i PS/ Berisha: Përvjetori i ndërrimit të emrit, pas

Partia Socialiste feston sot 31 vjetorin e krijimit. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar, duke thënë se është veçse përvjetori i ndërrimit të emrit.

Sipas tij, PS “u themelua me 8 nentor te vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqiperise. Per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerzimit qe kreu gjate luftes si nje parti terroriste e vertete, pas lufte emri u nderrua nga PKSH ne Partia e Punes se Shqiperise dhe perseri per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerezimit qe ajo si parti-shtet, nen udheheqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha kreu per dekada ne pushtet, u detyrua qe me 12 qershor te vitit 1992, te ndryshoje emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise”.

Berisha thotë se pas disa përpjekjeve të Fatos Nanos për reformim, nën udhëheqjen e Edi Ramës është shëndrruar përsëri në një parti-shtet. Gjithashtu shton se Partia Socialiste mbylli dyert e BE-së për Shqipërinë.

“Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe si parti shtet, instaloi pas 31 viteve, monizmin e plote ne Shqiperi!

Keto 9 vite ne pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-se per Shqiperine! Edi Rama, ne krye te PS me lidhjet e tij te krimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender operative te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut e Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme”, shton Berisha.

31 vjetori i PS/ Berisha: Përvjetori i ndërrimit të emrit, pas

 

Të fundit