Flash News

Ditari i Opozitës

31-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës: Berisha: Rrëzimi i kultit ishte kushti që opozita të ishte e vërtetë

31-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës: Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluare një takim në Qytetin Studenti me demokratët, në kujtim të 31 vjetorit të rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha nga studentët e dhjetorit.

Berisha u shpreh se sundimi i Hoxhës ka qenë dikaktura më mizore, shoqëruar me diktaturën e izolimit si një nga format më të egra. Ish-kryeministri kujtoi momentin kur më 20 shkurt të vitit 1991, busti i Enver Hoxhës u shemb, duke theksuar se rrëzimi i kultit të tij, ishte kushti i të gjitha kushteve që opozita të ishte një opozitë e vërtetë.

“Askush nuk i skllavëroi shqiptarët si Enver Hoxha. Ai ishte Hitleri shqiptar. Kultet staliniste ranë kudo, përvesce në Shqipëri, ku ato gjetën folenë e tyre. Në asnjë diktaturë tjetër njerëzit nuk njohën një shtypje të egër, sic njohën shqiptarët. Kjo ishte diktatura më mizore. Ever Hoxha, me sistemin e tij, arriti të vendosë një sistem të vërtetë skllavërie në mbarë fshatin shqiptar, ku jetonte 75% e popullsisë. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësi të qenies shqiptare, edhe përmes izolimit të thellë. Diktatura e izolimit është një nga format më të egra të diktaturës.

Të gjitha këto bënë që më 1990, shqiptarët, pavarësisht se me revolucionin studentor të dhjetorit, kishin në qenien e tyre një qenie të dytë, një qenie satanike, që i kishte pushtuar ata. Rrëzimi i kultit ishte kushti i të gjitha kushteve, që opozita të ishte një opozitë e vërtetë, ishte kushti që shqiptarët të ndjeheshin njerëz të lirë e të rifitonin dinjitetin e tyre njerëzor të munguar. Përsëri, PD, e cila ishte në formim e sipër, kishte rezerë të saj më kryesore ata që e kishin themeluar. Në këto kushte nisi lëvizja studentore e shkurtit 1991, nisi aty ku nuk e priste regjimi, në Universitetin Bujqësor. Studentët e këtij universiteti nisën grevën kundër regjimit. Studentët e Tiranës u ngritën në mbështetje të tyre dhe morën flamujt për betejën finale. Të mbështetur nga PD, studentët vendosën të nisin grevën e vetëflijimit.

Heronjtë e vërtetë, protestuesit, kaluan cdo pengese e rrethimi, nuk u tërhoqën para armëve të diktaturës, dhe më 14:05 shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, i prenë kokën diktatorit, zvarritën shtatoren e tij në rrugët e Tiranës dhe e sollën gjer këtu. U vërsulën si lepuj e minj nëpër bunkerë për të futur kokën e tyre, ku mes tyre ishte dhe ai që sot është Kreu i Meduzës së Shqipërisë, Edi Rama”, tha Berisha.

Të fundit