Flash News

Ditari i Opozitës

32 vjet nga krijimi i Partisë Demokratike, mesazhi i Sali Berishës

32 vjet nga krijimi i Partisë Demokratike, mesazhi i Sali Berishës

Partia Demokratike shënon sot 32 vjetorin e themelimit të saj. Lideri i saj, Sali Berisha ka reaguar përmes një urimi në Facebook.

“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, shkruan ai.

Partia Demokratike, forca më e madhe opozitare, u themelua 1 ditë pas shpalljes së pluralizmit politik nga presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, dhe 3 ditë pas Lëvizjes Studentore të 8 dhjetorit 1990.

PD ka hyrë në histori si partia që rrëzoi diktaturën komuniste, më të egrën ndër vendet e ish-Europës Lindore komuniste.

Kryetari i parë i PD ishte Sali Berisha, i cili vijon ta udhëheqë edhe sot. Berisha është një nga politikanët kryesorë të së djathtës në Shqipërinë post-komuniste. Ai ka qenë President i Republikës, 1992-1997 dhe Kryeministër në dy mandate, 2005-2013.

Të fundit