Flash News

Ditari i Opozitës

32 vjetori i themelimit të PD në Laç, Berisha: Ditëlindja jonë e dytë, me PD-në lindi pluralizmi

32 vjetori i themelimit të PD në Laç, Berisha: Ditëlindja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në 32 vjetorin e themelimit të PD-së në Laç.

Berisha tha gjatë fjalës së tij se Kurbini ka qenë dhe do të mbetet bastion i lirisë për Shqipërinë. Kryedemokrati theksoi se demokratët kanë mjaft arsye për të kremtuar themelimin e partisë, pasi kjo ditë përkon me ditëlindjen e dytë të PD-së në liri.

Berisha tha se bashkë me PD-në lindi pluralizmi.

“Jam i emocionuar sepse Kurbini ka qenë e mbeti gjithnjë një bastion i lirisë për qytetarët e vet dhe për Shqipërinë. Një emër të dytë po të kishte do të quhej “bastion i lirisë”. Ne demokratët e kremtojmë ditën e themelimit të partisë ndaj ju uroj gëzuar këtë ditë.

Kemi arsye themelore për të kremtuar këtë ditë. për ne që lindëm para dhjetorit ’90, dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, ditëlindja jonë në liri.

Me PD lindi pluralizmi, liritë e të drejtat e individit. Do kremtojmë këtë ditë për sa kohë të nderojmë lirinë e dinjitetin tonë. Pas themelimit u dëshmuam një forcë politike e traditës së shqiptarëve, e interesit kombëtar, e besimeve të pathyeshme.

Këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit, rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga ime si President ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja e mjerimi ku diktatura kishte zhytur vendin.

32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, eksperiencë në rrugën e lirisë, kishim aspirata e ideale”, tha Berisha.

Të fundit