Flash News

Ditari i Opozitës

“3.4 vite burg nuk do t'i bëjë kurrë”, Balliu: Dënimi, marrëveshje me Tahirin të mos flasë për Ramën

“3.4 vite burg nuk do t'i bëjë kurrë”, Balliu:

Ish deputeti i PD, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu thotë se dënimi për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është më shumë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, që të mos flasë për këtë të fundit.

I ftuar në Politiko në Top News, Balliu shprehet se dënimi 3.4 vite burg është qesharak pasi nuk është thënë asnjë fjalë për pasurinë e tij.

“Nuk thuhet asnjë fjalë por sekuestrimin e pasurisë.  3.4 vite burg nuk do ti bëjë kurrë. Një ligj që ka bërë në 2014 çuna të rinj të kapur me një cigare hashash kanë bërë 5 vite burg.

Duhet të arrestohet Rama. Duhet ti sekuestrohet pasuria. Sot jemi përballë faktit se një ish ministër u përfshi me një organizatë trafikantësh, pas rekursit për 6 muaj del.

Ka një marrëveshje, është dënim për të mos u dënuar Rama, Tahiri bie dakord të mos flasë për Ramën. Nuk ka të bëjë as ligji, as drejtësia, por mungesa e ligjit dhe shtetit”, u shpreh Balliu.

Të fundit