Flash News

Ditari i Opozitës

34 vite nga vrasja e Havzi Nelës, Berisha: Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore

34 vite nga vrasja e Havzi Nelës, Berisha: Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takime qytetarë dhe ish-të përndjekur politik në 34-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi komunist të poetit Havzi Nela.

Berisha tha gjatë takimit se vrasja e Havzi Nelës dëshmoi se diktatori Enver Hoxha ishte një tjetër Hitler i pas Luftës së Dytë Borëtore. Berisha rikujtoi kongresin e PD-së asokohe ku ishin të ftuar edhe personalitete nga bota të cilët sipas tij e konsideruan Hoxhën një Hitler.

“Havzi Nela është dëshmi e fundit mbasi ai u var si sot 34 vite më parë në sheshin qendror të qytetit të Kukësit, dëshmi kryesore se Enver Hoxha ishte një Hitler i vërtetë të pasluftës së dytë botërore. Kam qenë në hapat e mi të parë në politikë kur i ftuar mirrja pjesë në një kongres të Partive Demokratike të Europës, gjithsej 4 muaj pas themelimit të opozitës këtu.

Në atë kongres më dhanë fjalën dhe mbajtja një fjalë. Në deklaratën e atij kongresi ku ishte Theçeri, Zhak Shirak dhe personalitet më të spikatura të kohës, e cilësojnë Enver Hoxhën si hitlerin shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore.

Europa gjatë 50 viteve komunizëm kishte njohur diktator nga më të egrit, i tillë ishte Brezhnjevi, kishte dhe të tjerë, por i vetmi që u krahasua me Hitlerin, ishte Enver Hoxha.

Jam përpjekur të kuptoj thellë shkaqet që i shtynë dhe gjykoj se dy kanë qenë shkaqet kryesore se pse Enver Hoxha ngjet me Adolf Hitlerin. Njëra prej këtyre ishte qëndrimi ndaj fjalës së lirë dhe opozitës. Një filozof i madh dhe një nga njerëzit më të zgjuar të tokës gjermane, Karl Jasper e studioi shumë nazizmin dhe e ndihmoi shumë kombin e tij që të ndërgjegjësot për përgjegjësinë që pati në një farë menyrë dhe mbështetjen e regjimit.

Enver Hoxha në këtë raport ishte një Hitler i vërtetë sepse si asnjë tjetër tregoi zero tolerancë ndaj mendimit dhe fjalës ndryshe. Sot shumë prej jush që i përkisni familjeve të nderuara e dini se dekapitimi i elitës kombëtare ishte akti i parë anti shqiptar”, deklaroi Berisha.

Të fundit