Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
35 vite nga rënia e murit të Berlinit/ Berisha: Frymëzoi kombet e tjera të ngriheshin kundër diktaturave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ solli në rikujtesë 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ku u përqendrua në rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj ngjarjeje, jo vetëm për Gjermaninë por për të gjithë botën.Berisha e përshkroi momentin e rrëzimit të murit si një akt heroizmi nga qytetarët gjermanë të Gjermanisë Lindore, të cilët nuk pranuan më shtypjen dhe diktaturën.
Berisha: Të dashur miq, nesër kombi i madh gjerman dhe popujt që u dergjën në diktaturat komuniste kanë një ngjarje të madhe. Më 9 nëntor të vitit 1989, 35 vite më parë gjermanët u vërsulën si luanë mbi murin e Berlinit që ndante mbretërinë e lirisë nga mbretëria e tiranisë.
Që ndante diktaturat nga vendet e lira dhe rrëzuan atë.
Rrëzimi i Murit të Berlinit është një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e lirisë të kombit gjerman, të Europës dhe botës.
Rrëzimi i Murit të Berlinit është vepër e trimërisë, e guximit, shpirtit të pamposhtur të qytetarëve gjermanë të Gjermanisë Lindore, të cilët nuk pranonin më shtypjen, persekutimin, diktaturën në vendin e tyre.
Ky akt madhor në historinë e lirisë u frymëzua nga thirrja që do bënte më parë presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan në Portin e Banderburgut.
Në fjalën e tij, ai do i drejtohej diktatorit sovjetik, z.Gorbaçov: hiqe këtë mur! Gjermanët të cilët muri i ndante nga kombi i lirë i tyre nisën betejën me murin dhe diktaturën.
Por rënia e Murit të Berlinit u bë e mundur nga qendrimi vizionar, guximtar i kancelarit më të madh të të gjitha kohërave, Helmut Kohl.
Ky burrë i madh i kombit gjerman frymëzoi me qendrimet e tij bashkëkombasit e vet përtej murit, dhe kur ata bënin qindra kilometra për të kaluar në Gjermaninë Perëndimore nëpërmjet Austrisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, etj., ai u thoshte gjermanëve se bashkëatdhetarët tanë po votojnë me këmbë.
Pra, me mosbindje civile gjermanët votuan.
Rënia e murit u bë e mundur nga qendrimi vizionar i mikut të madh të kombit shqiptar, burrit të shquar të kombit amerikan, Xhorxh Bush, i cili duhet të themi të vërtetën në dallim nga udhëheqësit e tjerë perëndimorë të asaj kohe shikonte te rënia e murit dhe bashkimi i Gjermanisë një dimension madhor të lirisë në Europë dhe në botë.
Shikonte tek një Gjermani e bashkuar një lokomotivë të vërtetë të BE, por edhe një vend ndër më të fuqishmit në aleancën e Atlantikut të Veriut.
Rënia e Murit të Berlinit frymëzoi kombe të tjera në diktaturat ish-komunsite dhe ato njëra pas tjetrës u ngritën në revolucionet e vitit ’89. Përmbysën në Poloni, Çeki, Hungari, Bullgari, Rumani klikat komuniste.