Flash News

Ditari i Opozitës

35 vjetori i Rilindjes Demokratike, Zhupa: Dita për të rikujtuar rolin jetik të medias në ruajtjen e demokracisë

35 vjetori i Rilindjes Demokratike, Zhupa: Dita për të rikujtuar rolin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka përcjellë një mesazh me rastin e 35-vjetorit të gazetës “Rilindja Demokratike”.

Në një postim në Facebook, Zhupa citon Thomas Jefferson kur thotë se “liria jonë varet nga liria e mediave”.

"Liria jonë varet nga liria e mediave” Thomas Jeferson!

Gëzuar ditën e shtypit të lirë, Gëzuar 35 vjetorin e RD, gazeta e parë e fjalës së lirë.

Me kontributet e saj për lirinë Rilindja Demokratike ka përherë një vend të veçantë në historinë e medias dhe të demokracisë shqiptare.

Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërbejnë të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve.

Vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë dhe të luftojnë për lirinë dhe demokracinë", shkroi Zhupa.

Të fundit