Flash News

Ditari i Opozitës

4 viktima në 24 orë, apeli i Dashamir Shehit: Të reagojmë sepse edhe shtetet e Amerikës Qendrore do duken Evropë para Shqipërisë

4 viktima në 24 orë, apeli i Dashamir Shehit: Të reagojmë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar pas vrasjeve dhe atentatit ku mbetën të vdekur 4 persona në 24 orë.

Në një postim në Facebook, Shehi u bën thirrje shqiptarëve që të reagojnë me protesta dhe me votë, pasi sipas tij, pas pak viteve, edhe shtetet e Amerikës Qendrore do të duken Evropë para Shqipërisë.

Është bërë e zakonshme që vendi të përgjaket gjatë sezonit veror. Krimi lëviz lirshëm sepse i gjithë shteti, e mbi të gjitha drejtësia nuk funksionon.

Krimi qeveris, blen vota, korrupton dhe bën ligjin në rrugët e Shqipërisë. Paaftësia e policisë dhe organeve të drejtësisë për të zbatuat ligjin dhe rendin ka institucionalizuar krimin.

Në Vlorë larje hesapi mes bandave, në Sarandë vrasje për parkimin, në Elbasan vrasje për një fjalë goje.

Këto ngjarje të gjitha, të ndodhura brenda 48 orëve. Vrasje për larje hesapesh apo vrasje për parkim mjeti, krimi është krim dhe kjo nuk justifikohet.

Patjetër që përgjegjësia qëndron tek ata që qeverisin. Kur pushteti sigurohet nga krimi, krimi bëhet pushtet. Sot, shqiptari është i pasigurt edhe kur ulet tek kafja e lagjes. Siguria për jetën është minimale.

Jemi një shtet në zemër të Evropës, që kërkojmë të anëtarësohemi në BE, por me nivele krimi si vendet që qeverisen nga kartelet e drogës, se në fakt dhe ne kemi rreth një dekadë që nga kartelet qeverisemi.

Duhet të reagojmë qytetarë. Duhet të reagojmë me fjalë, protesta dhe mbi të gjitha me votë, përndryshe pas pak viteve, edhe shtetet e Amerikës Qendrore do të duken Evropë para Shqipërisë”, shkruan Shehi.

 

 

Të fundit