Flash News

Ditari i Opozitës

4 viktima në 24 orë, Meta nga Elbasani: Policia e mpirë nga lidhjet e krimit me politikën

4 viktima në 24 orë, Meta nga Elbasani: Policia e mpirë nga

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur takimin e parë në Elbasan me strukturat dhe përfaqësuesit lokalë të PL.

Gjatë fjalës së tij, Meta u ndal te situata e kriminalitetit në vend dhe ngjarjet e 24 orëve të fundit që tronditën opinionin, për shkak se në tre ngjarje të ndryshme mbetën të vdekur 4 persona.

Meta kritikon policinë si të paaftë dhe të mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën.

“Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri.
Në 8 muaj 40 e ca atentate dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën.

Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që trondisin vendin dhe Europën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë”, tha Meta.

  

Të fundit