Flash News

Ditari i Opozitës

4 figura të PL në lista, reagon Meta: Do të kemi përfaqësim dinjitoz, më 11 maj shkallmojmë narkoregjimin

4 figura të PL në lista, reagon Meta: Do të kemi

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas zyrtarizimit të listave të koalicionit “Aleanca Për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një reagimi Facebook, Meta shpreh bindjen se Partia e Lirisë do të bëjë një përfaqësim dinjitoz me 4 deputetë përfaqësues.

Meta shkruan se më 11 maj do të ketë një fund të hidhur për Ramës, që ai e quan diktator.

“Një nisje kuptimplotë drejt 12 mandateve të sigurta!

Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare.

Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe.

Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj”, shkruan Meta.

Të fundit