Flash News

Ditari i Opozitës

"48 shtëpi të ndërtuara nga 3,389 të dëmtuara", PD i përgjigjet Ramës: Rindërtimi, një dështim total

"48 shtëpi të ndërtuara nga 3,389 të
Eksperti i Ekonomisë së PD, Dorjan Teliti

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas publikimit të shifrave nga kryeministri Rama referuar procesit të rindërtimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Eksperti i Ekonomisë së PD, Dorjan Teliti, është shprehur se ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin.

“Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH”, ka deklaruar Teliti, ndërsa shton se banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit dhe kjo shihet nga heqja e fondeve.

“Edi Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve.

Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.

Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike.

Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.

Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti”, shkruan Teliti.

Të fundit