Flash News

Ditari i Opozitës

5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Imunitetit rekomandojnë arrestimin e Belinda Ballukut

5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Imunitetit

Pesë deputetët e opozitës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kanë dalë me qëndrimin e tyre përfundimtar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në mbështetje të neneve 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës, si dhe të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale dhe Rregullores së Kuvendit, përfaqësuesit e opozitës rekomandojnë që deputetët në seancë plenare të votojnë pro kërkesës së Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Bëhet fjalë për kërkesën nr. 43019 Prot., datë 16.12.2025, përmes së cilës SPAK kërkon zëvendësimin e masave aktuale të sigurisë – “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” – me masën më të ashpër, atë të “arrestit në burg” ose “arrestit në shtëpi”.

Sipas dokumentit, autorizimi kërkohet në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku Balluku është marrë e pandehur dhe person nën hetim, nën dyshimin për kryerjen në mënyrë të përsëritur të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në seancën plenare të Kuvendit, ku deputetët do të votojnë mbi kërkesën për heqjen e autorizimit dhe hapjen e rrugës për ekzekutimin e masës së re të sigurisë ndaj zyrtares së lartë.

Të fundit