Flash News

Ditari i Opozitës

“500 kënde pushimi”, Këlliçi tregon sa do të kushtojnë oazet e gjelbra te lumi Lana

“500 kënde pushimi”, Këlliçi tregon sa do të

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, Belind Këlliçi ka folur rreth projektit të tij për kryeqytetin, disa ditë pasi prezantoi Programin e tij për Mjedisin.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Këlliçi u shpreh se programi i tij synon të kthjeë lumin Lana nga një vend ku derdhen ujërat e zeza, në një oaz të gjelbër me 500 kënde pushimi.

“Kam folur për Programin e Mjedisit, ku jam ndalur gjatë; kam folur për një nevojë të shtuar të vëmendjes për pastërtinë e Tiranës, për lumin Lana, rikualifikimin dhe pastrimin e Lanës. Jemi i vetmi vend në Evropë ku derdhen ujërat e zeza në mes të kryeqytetit dhe kutërbon lumi Lana, sidomos në stinën e nxehtë dhe kam folur për 500 oazet e gjelbërta, këndet e pushimit. Ta themi thjesht: 500 kënde pushimi!”, tha Këlliçi.

Këlliçi tha se kostoja e 500 oazeve do të arrijë në maksimumi 5 milionë euro për 4 vite .

“Në Tiranë kemi bërë një studim ku na rezulton se në Tiranë në total janë 569 sheshepushime apo kënde të lagjeve në brendësinë e tyre, hapësira, dhe do të duhej minimalisht 200 metra katrorë, që i bie minimalisht 2 apartamente nga 100 metra katrorë në të gjithë territorin e një lagjeje për të bërë të mundur këtë premtim që unë kam dhënë dhe që do ta bëj realitet pas 14 Majit: një vend pushimi të thjeshtë ku ka 6, 8 apo 10 stola që vihen dhe gjithashtu mbillen disa pemë.

E gjitha kjo ka një kosto financiare dhe kërkon një total sipërfaqeje që është: kostoja financiare në maksimumin e saj shkon 5 milionë euro, në maksimumin e saj, për katër vjet. Ndërkohë, e gjitha ajo që kërkohet si sipërfaqe është vetëm 100 mijë metra katrorë.

Janë 500 oaze herë 200 metra katrorë, janë 100 mijë metra katrorë në të gjithë Tiranën. Ne do të kemi mundësi që në të gjitha brendësitë e lagjeve të ndërhyjmë për të rehabilituar, për të rikualifikuar  dhe për ta kthyer çdo lagje të Tiranës në një mini-oaz të vogël, në një lagje normale”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit