Flash News

Ditari i Opozitës

"500 mln euro ekstra", Tabaku: Administrata dhe AKSHI sot përbëjnë 18% të buxhetit të shtetit

"500 mln euro ekstra", Tabaku: Administrata dhe AKSHI sot

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka cilësuar si dështim politikat e digjitalizimit nga qeveria, duke theksuar se shpenzimet rekord nuk janë reflektuar në shërbime funksionale për qytetarët.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se vetëm brenda një viti buxheti i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është rritur me rreth 500 milionë euro, ndërsa administrata publike ka arritur në 184 mijë punonjës, rreth 20 mijë më shumë krahasuar me katër vite më parë.

Sipas saj, kjo rritje justifikohet nga qeveria me digjitalizimin dhe përmirësimin e shërbimeve, por realiteti, siç shprehet deputetja, është krejt ndryshe.

Administrata publike dhe AKSHI sot përbëjnë pothuajse 18% të buxhetit të shtetit, por asnjë nga shërbimet digjitale nuk funksionon,” deklaron Tabaku, duke shtuar se problematika nuk është rastësore, por pasojë e korrupsionit, tenderave të paracaktuar dhe shpenzimeve që kanë dalë jashtë kontrollit.

Video e plotë:

 

Të fundit