Flash News

Ditari i Opozitës

‘500 oazet në kryeqytet’, Kelliçi shpjegon projektin: Duhen vetëm 200 metra katrorë

‘500 oazet në kryeqytet’, Kelliçi shpjegon projektin:

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi deklaron se duhen vetëm 200 metra katrorë pronë publike për të ndryshuar rrënjësisht Tiranës.

I ftuar në Vizion Plus, Kelliçi shpjegoi projektin që ka për 500 oazet në kryeqytet.

Sipas Këlliçit, bëhet fjalë për 200 metra katrorë në çdo lagje, për të bërë lulishte dhe hapësira çlodhëse me stola.

Këlliçi shtoi se sot një prej problemeve më të mëdha në qytet është pamundësia që kanë banorët, kryesisht të moshuarit dhe familjarët me fëmijë të vegjël, për të zbritur nga apartamentet, e për të kaluar pak kohë jashtë.

Sipas tij, i gjithë projekti në 500 lagje të Tiranës do të sillte një transformim total dhe kërkon 100 mijë metra katrorë, e jo më shumë se 5 milionë euro në një mandat.

Për kontrast me atë që kryebashkiaku aktual ka bërë, Kelliçi foli për shifra të larta të ndërtimeve dhe betonit në këto 8 vite në kryeqytet.

Bashkia shton Këlliçi i ka hequr Tiranës 520 mijë metra katrorë gjelbërim dhe ka ofruar 7.1 milionë metër katrorë beton.

 

Të fundit