Flash News

Ditari i Opozitës

"54% e shqiptarëve kundër Ramës", Këlliçi: Sondazhi, hakmarrje me porosi e leçjanit Carlo Bollino

"54% e shqiptarëve kundër Ramës", Këlliçi:

Drejtuesi politik i PD dhe kandidati për deputet për Tiranën, Belind Këlliçi ka publikuar rezultatin e një sondazhi nga media e Carlo Bollinos, sipas të cilit 54% e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës.

Në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se përpos sulmit të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Carlo ka vendosur t’i vihet në shërbim deri në fund të burgosurit Erion Veliaj.

"Hakmarrje me porosi e leçjanit Carlo Bollino!

54% e shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Duket se konsumimi i tepërt i qeverisjes së kalbëzuar Rama 3, po jep efektin edhe në mediat e vetë pushtetit.

Në një sondazh në mediat e paguara dhe të kontrolluara nga inceneratori fantazmë i Tiranës, dilet në përfundimin se 54% e shqiptarëve janë të zhgënjyer nga veprimtaria e qeverisë së Edi Ramës!

Nuk e di nëse ky qëndrim afër të vërtetës vjen nga një zgjim i papritur dhe një përballje me realitetin e përditshëm, apo vjen thjeshtë nga një hakmarrje për Veliajn, kurbanin e radhës i cili ushqente me inceneratorët e tij të gjithë Carlot dhe leçjanët mediatikë që i shërbejnë si kamikazë!

Ndoshta përpos sulmit të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Carlo ka vendosur t’i vihet në shërbim deri në fund të burgosurit Veliaj, madje edhe duke guxuar të ekspozojë kreun e organizatës, Edi Ramën.

Sido që të jetë, e vërteta mund të vonojë, por herët a vonë do dalë në dritë, edhe për Carlon!

Durim edhe pak", shkruan ai. 

Të fundit