Flash News

Ditari i Opozitës

"55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin", Tabaku: Shqipëria është e varfër sepse është vjedhur

"55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin", Tabaku:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur sot mbi ekonominë në vendin tonë. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku shprehet se propaganda e qeverisë bie në kontrast të plotë me realitetin e përditshëm të qytetarëve shqiptarë pasi të dhënat tregojnë se 55% e shqiptarëve nuk e mbyllin dot muajin.

“Qeveria që gjithë ditën fabrikon shifra e merret me propagandë, sot ankohet pse i referohemi shifrave të Eurostatit",- shprehet Tabaku.

Sipas saj, ekonomia familjare është e goditur nga disa faktorë: të ardhurat në rënie, taksat e rritura dhe rritja e çmimeve të produkteve bazë ndërsa shtoi se Shqipëria sot është më e varfër, sepse është e vjedhur.

“Sot, 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqim. Është fakt: shqiptarët sot janë më të varfër. Shqipëria sot është më e varfër, sepse është e vjedhur,” deklaroi Tabaku.

Të fundit