Flash News

Ditari i Opozitës

“570 metra pa asnjë faturë”, Berisha: Ramës do t'i bëjmë vettingun e sarajeve të Surrelit

“570 metra pa asnjë faturë”, Berisha: Ramës do

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me departamentin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës brenda në PD.

Në këtë takim, Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka firmosur qindra milionë euro vetëm për xhepin e tij, ndaj kur PD të vijë në pushtet ai duhet të kalojë në ‘sitën’ e vettingut për pasurinë e tij.

Berisha: Në vend që të adresojë politikat e mëdha me të cilat përballet, i kërcënon si në diktaturë, do ju bëjmë vettingun.

Do i bëjmë ne vettingun e Surrelit atij. E mori detyrën e kryeministrit me saraje 570 metra pa asnjë faturë, me gënjeshtra. Do ja bëjmë vettingun, pas asnjë diskutim.

E shoqja thotë se e ndërtuam me para të ‘Kurbanit’, vetë thotë me të emigracionit. 5 mijë metra e ka parkun dhe ky flet për pedagogët.

Bën ky moral. Ka firmosur qindra milionë euro, absolutisht vetëm për xhepin e tij dhe grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato. Nuk ka kryeministër në botë t’i lejojë vetes të blejë instilacion 4 mln euro në oborr se i pëlqen atij për të qetësuar xhepin dhe sytë.

Nuk ka kryeministër të një vendi si ky që shëtit me avion në dispozicion, 150-300 mijë euro udhëtimi. Pra ky tani do të shesë dhe moral.

Të fundit