Flash News

Ditari i Opozitës

“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi: Komisionerët e PS-së kërcënuan votuesit

“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi:

Deputeti i zgjedhur PD në zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi ka akuzuar sërish Partinë Socialiste dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për atë që e cilëson “farsë elektorale të 11 majit”.

I ftuar në studion e Klan News, ai deklaroi se vetëm nga qarku i Tiranës janë depozituar 570 video në vetëm dy ditë, ndërsa pritet publikimi i pamjeve të tjera zyrtare nga vetë KQZ për zonat më problematike si Zall-Bastar, Petrelë apo Kashar.

“Komisionerët e PS-së kanë kërcënuar votuesit dhe u kanë hyrë në dhomën e fshehtë të votimit. Kjo është një shkelje flagrante”, tha Këlliçi.

Ai shtoi se KQZ nuk ka asnjë pavarësi institucionale, duke e cilësuar atë si “paradhomë të kryeministrit” dhe duke theksuar se drejtuesi (Ilirjan Celibashi) është ish-ministër socialist.

Nuk kemi pritur vendimmarrje tjetër nga KQZ-ja dhe nuk presim më asgjë prej tyre,” deklaroi deputeti.

Këlliçi ngriti gjithashtu shqetësimin për përballje të drejtuesve të PD-së me banda kriminale në disa qytete të vendit.

Kur ke përballë banda në Durrës, Elbasan apo Shkodër, çfarë mund të bëjë një qytetar i pambrojtur?”, shtoi ai.

U pyet edhe për Chris LaCivita dhe se sa është paguar ai gjatë fushatës elektorale.

Kur të depozitohen në KQZ, janë të dhëna që do të bëhen publike. S’ka asgjë për t’u mbajtur sekret”, u përgjigj Këlliçi.

Të fundit