Flash News

Ditari i Opozitës

6 dhjetori protestë dhe samit në Tiranë, Noka: Rama i tregon europianëve Shqipërinë virtuale, ne atë reale

6 dhjetori protestë dhe samit në Tiranë, Noka: Rama i tregon

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka deklaruar se protesta e njoftuar e opozitës në 6 dhjetor do të jetë një tubim i shëndetshëm.

I ftuar në Top Story, Noka tha se atë ditë, kur mbahet edhe samiti i BE, Rama do t’u tregojë europianëve Shqipërinë virtuale, kurse opozita atë reale.

NokaNuk ka dyshim, ne do të protestojmë me 6 dhjetor. Shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks në këtë betejë, është një betejë kundër monizmit. Rama do i paraqesë evropianëve Shqipërinë virtuale por ne me protestë do I paraqesim atë realen.

Ne do të protestojmë kundër regjimit, ne do i mikpresim evropianët duke I thënë se në Shqipëri ka monizëm, jemi të varfër, vidhemi, po shpopullohemi, jemi duke u shkretuar. Por sërish ka njerëz të lirë. Me këtë shpopullim Rama ja ka kaluar dhjetëra pushtuesve në këtë vend. Ai është më barbar se barbarët, çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë e për të denoncuar monizmin.

 

Të fundit