Flash News

Ditari i Opozitës

6 marsi/ Bardh Spahia: Sigla teknikalitet, demokratët i njohin përfaqësuesit e vërtetë

6 marsi/ Bardh Spahia: Sigla teknikalitet, demokratët i njohin

Ish deputeti Bardh Spahia u votua në primaret në Shkodër nga demokratët për të kandiduar si përfaqësues i Grupit të Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Pas këtij procesi, Partia Demokratike reagoi duke i cilësuar kandidatët e zgjedhur se ‘nuk kanë lidhje me PD-në’. Lidhur me këtë qëndrim, Bardh Spahia në Euronews Albania e quan akuzë dhe e cilëson qesharake.

Ai tha se po kandidon në formën më të natyrshme, duke vazhduar rrugëtimin e paraardhësve të tij.  

Unë dhe vëllezërit e motrat e mia jemi rritur me sukseset dhe vështirësitë e saj që në vitet e para të themelimit”, tha Spahia.

Faktin që nuk po kandidon nën siglën e PD-së, por në koalicion me LSI-në, Spahia e quan teknikalitet.

Ai thotë se kjo mënyrë kandidimi nuk do t’i konfuzojë votuesit demokratë, pasi “demokratët e gjithë Shqipërisë dhe sidomos Shkodrës dinë të identifikojnë partinë e vërtetë demokratike dhe përfaqësuesit e saj”.

 

 

Të fundit