Flash News

Ditari i Opozitës

6 marsi/ Kandidati i Berishës: Ka presione në administratë, blerja e votës kryhet 2-4 ditët e fundit

6 marsi/ Kandidati i Berishës: Ka presione në administratë,

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, Ardian Muka, deklaroi e ka presione për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen këtë të diel në 6 bashki të vendit.

I ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Muka u shpreh se ka pasur raportime për presione në vendet e punës dhe dhënien e kartave, megjithëse ende nuk ka ndonjë informacion për blerje votash.

Ndër të tjera, Muka u shpreh se koalicioni ka marrë të gjitha masat që qytetarët të votojnë me të drejtat e plota dhe pa shitur votën e tyre.

“Na vijnë informacione për pjesën e presioneve. Po ushtrohet presion për vendin e punës, dhënien e kartave. Nuk më rezulton pjesa e pagesave, nuk ka tendenca për blerje votash. Mekanizmi që është përdorur në Durrës zakonisht për blerjen e votës kryhet 2-3 ditët e fundit. Nuk besoj që do të jetë rasti këtë radhë. ‘Shtëpia e Lirisë’ ka marrë të gjitha masat që votat e qytetarëve do të administrohen në mënyrën më serioze, do të lexohen dhe do të dërgohen aty ku ata e kanë hedhur”, deklaroi Muka.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen këtë të diel në 6 bashki në: Durrës, Vorë, Shkodër, Rrogozhinë, Dibër dhe Lushnje.

Të fundit