All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

6 marsi, Ndoka: Komisioni i Rithemelimit është bazamenti, primaret janë përcaktim real i kandidatëve

All - Paragraf - 1

6 marsi, Ndoka: Komisioni i Rithemelimit është bazamenti, primaret

Më 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendor për 6 bashkitë pa kryetar: Shkodra, Lushnja, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra.

All - Paragraf - 3

Edhe Partia Demokristiane, me kryetar Nard Ndokën, ka paraqitur sot pranë KQZ-së kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje. Ndoka e sheh 6 marsin, jo vetëm si një test për opozitën, por test për të gjithë politikën në tërësi.

Në një intervistë për RTV Ora, Ndoka u shpreh se opozita mund të fitojë jo vetëm një bashki, por edhe shumicën e tyre, pasi zgjedhjet do t’i shërbejnë si një test edhe qytetarëve.

“Unë do ta gjykoj të rëndësishme në njëfarë mënyre edhe rrugëtimin e opozitës, edhe formëzimin e një opozite realisht për të nxjerrë në këto zgjedhje përfundimisht kryetarin e opozitës”, tha Ndoka.

6 marsi e gjen opozitën të ndarë në dy kampe. Nga njëra anë, janë kandidaturat e Lulzim Bashës dhe nga ana tjetër emrat e kandidatëve nga Komisioni i Rithemelimit i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Ndokës, Komisioni i Rithemelimit ka bazën e partisë dhe elektoratin që përfaqëson partinë. Ai i ka cilësuar primaret, përmes së cilave Berisha do të zgjedhë kandidatët e 6 marsit, si përcaktimin real të emrave që do të garojnë.

“Opozita besoj se do ketë një dimension tjetër në tërësi. Grupi i Rithemelimit të PD është bazamenti, aty është elektorati, aty është historia e kësaj partie. Shtoji kësaj edhe disa parti të tjera politiko-opozitare që padiskutim do japin kontributin e tyre politik me kandidatët që do dalin nga primarja. Është shumë i rëndësishëm ky element. Primarja është përcaktimi real i kandidatëve, cilët janë ata kandidatë që kanë peshë dhe mbështetje. Është hera e parë që futet ky model dhe kjo e asfikson edhe pjesën e mbetur të PD-së, pjesën e Lul Bashës. Kjo risi u fut për herë të parë me Kuvendin e 11 Dhjetorit ( të thirrur nga Sali Berisha.) Besoj se do ketë rezultat surprizë”, shtoi Ndoka.

Të fundit