Flash News

Ditari i Opozitës

6 marsi, Spaho: Kemi më shumë shanse në 3 bashki, s’na pengon askush të bëjmë fushatë me logot e PD

6 marsi, Spaho: Kemi më shumë shanse në 3 bashki, s’na

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho shprehet se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, shanset më të madha janë që të fitojnë bashkinë e Shkodrës, Dibrës dhe Durrësit por nuk surprizohet nëse do fitojnë edhe të tjerat.

“Shanset më të mëdha janë në Shkodër, Durrës, Dibër, por nuk surprizohem nëse ka ndryshime dhe në të tjerat.”-tha Spaho në Report tv.

Spaho i cili theksoi se Komisioni i Rithemelimit operon si Parti Demokratike pavarësisht se në KQZ regjistrohet pjesa tjetër e udhëhequr nga Basha. Sipas tij, ligji nuk i pengon që të bëjnë fushatë me logot e selisë blu.

“Po spekulohet politikisht dhe po mbështetet nga mazhoranca. Që më 11 dhjetor kur përfunduam kuvendin dhe çuam në gjykatë ndryshimet në statut kanë kaluar më shumë se 30 ditë. Ka qartazi një ndërhyrje për të favorizuar fraksionin e Bashës.

Ajo që kanë paraqitur ata në gjykatë dhe është caktuar data, ka të bëjë me ndryshimin e ndryshimeve statutore të korrikut, dhe jo të 18 dhjetorit. Regjistrimin e shikoj jo relevante. Fushata do bëhet me emër, nuk na e pengon ligji të bëjmë fushatë me logot tona. Ne do paraqitemi si koalicion.”-tha Spaho.

Të fundit