Flash News

Ditari i Opozitës

6 muaj në 'arrest shtëpie' pa prova, Berisha kërkon lirinë në Strasburg

6 muaj në 'arrest shtëpie' pa prova, Berisha kërkon

Kreu i PD, Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut pas gjashtë muajve arrest shtëpiak dhe të një seriali të gjatë kërkesash në Shqipëri, të gjitha të refuzuara.

Përmes një kërkesë padie avokatët e tij  i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës  që e konsiderojnë të pabazuar në ligj, raporton Top Channel.  

Veç kësaj ish kryeministri i numëron  gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që  bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar shoqëruar ne parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes së ish kryeministrit i shkelën të drejtat , jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë.

Duke thënë se gjykatat i zbardhën vendimet me vonesë Berisha përmend edhe gjykatën e lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Të fundit