Flash News

Ditari i Opozitës

60-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit, Berisha: Kontribuoi në përmbysjen e diktaturës komuniste

60-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit, Berisha: Kontribuoi në

60 vjetori i lindjes së “Heroit të Demokracisë", Azem Hajdari, është përkujtuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili po zhvillon një takim me “Grupimin Dhjetori '90”, në selinë blu.

“Ne jemi sot këtu për t’i thënë Azem Hajdarit se sot je më i gjallë se kurrë”, është shprehur Berisha ndërsa ka theksuar se Azem Hajdari është një nga figurat më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të lirisë të kombit tonë. Njeriut që me guximin e tij, ia doli të kontribuojë më shumë se kushdo tjetër, në përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërrimin e sistemeve, ndërrimin e epokave në Shqipëri. Ditën që e përcollëm në banesën e fundit, nuk vajtuam dhe brohoritëm: Azem, ti je gjallë!Ne jemi sot këtu për t’i thënë Azem Hajdarit se sot je më i gjallë se kurrë”, është shprehur Berisha.

Të fundit