Flash News

Ditari i Opozitës

“620 shkolla më pak”, Berisha: Filozofia e Ramës mbyll një shkollë e hap një burg

“620 shkolla më pak”, Berisha: Filozofia e Ramës mbyll

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me temë: “Edukimi në Rrezik”.

Në një bashkëbisedim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, Berisha ngriti shqetësimin se në vend shkollat mbyllen vit pas viti dhe është dyfishuar numri i policëve.

“Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu është shndërruar mbyll një shkollë, të hapësh një burg”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, arsimi do të jetë prioritet i PD nesër në pushtet.

“Ndaj dhe duke garantuar ju se për ne edukimi është një proces themelor duke filluar nga pasqyrimi i tij dhe reflektimi i tij në identitetin tonë kombëtar, në të sotmen dhe të ardhmen tonë, ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, procesin më serioz të veprimtarisë së PD nesër në pushtet”, u shpreh Berisha.

Të fundit