Flash News

Ditari i Opozitës

"69 mln euro tendera për trafikantë", Bardhi: Qeveria mbështetet te pastrimi i parave për të mbajtur pushtetin

"69 mln euro tendera për trafikantë", Bardhi: Qeveria

Gazment Bardhi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka deklaruar se qeveria Rama mbështetet te lidhjet me krimin e organizuar dhe pastrimi i parave për të ruajtur pushtetin.

Duke iu referuar një operacioni të fundit të SPAK, Bardhi deklaroi se rasti i një trafikanti droge, i cili dyshohet se ka përfituar 69 milionë euro përmes tenderave publikë, nuk është një incident i izoluar, por dëshmi e një 'modeli pushteti'.

Sipas tij, ky model, ku përfshihet trafikimi i 7.5 tonëve kokainë dhe qindra pasuri të sekuestruara, tregon se si paratë e krimit legalizohen dhe i shërbejnë qeverisë për të qëndruar në pushtet.

Bardhi akuzoi drejtpërdrejt ekzekutivin se po e lehtëson këtë fenomen përmes mekanizmave si lejet e ndërtimit dhe statusi i 'investitorit strategjik', të cilat, sipas tij, shërbejnë për të pastruar paratë me origjinë nga trafiku i drogës.

Në mbyllje, ai argumentoi se pikërisht ky model bashkëpunimi është arsyeja pse kryeministri Rama i shmanget një debati parlamentar mbi ndikimin e krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit.

Postimi i plote:

“KRIMI, KRIMI-DROGA DROGA”

????7.5 ton kokainë e trafikuar.
???? 50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës.
???? Mbi 69 milionë euro kontrata.
???? 232 pasuri (rreth 12 milionë euro) të sekuestruara nga SPAK.

Kjo është një skedë e shkurtër e aktivitetit kriminal dhe ekonomik të vetëm një karteli shqiptar që përdorte shtetin për të pastruar paratë e drogës.

Si Jetmir Pepa në Shqipëri ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik.

Ky rast i fundit i çuar para drejtësisë nuk është i izoluar. Ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim, për pastrimin e parave përmes lejeve të ndërtimit.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen edhe që t’i shërbejnë atij për të qëndruar në pushtet, përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.

Riciklimi i parave të pista në ndërtim, në projekte dhe kontrata shtetërore është arsyeja pse Edi Rama i fshihet debatit për raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë.

Raporti thotë e zeza mbi të bardhë: ndërtimi është një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave në Shqipëri.

Edi Rama mund të fshihet sot, mund të heshtë sërish nesër, por dita kur do të përgjigjet pse e bëri shtetin njësh me krimin është e pashmangshme.

Të fundit