Flash News

Ditari i Opozitës

7 korriku, Alizoti: Njerëzit nuk protestuan për Berishën, por shprehën zemërimin ndaj qeverisë

7 korriku, Alizoti: Njerëzit nuk protestuan për Berishën, por

Për deputetin e PD Tomor Alizoti protesta e 7 korrikut ishte madhështore dhe jashtë pritshmërive. 

I ftuar në emisionin “Radari Informativ”në Abc, Alizoti u shpreh se protesta nuk ishte për Berishën. Sipas tij, njerëzit dolën për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë ‘Rama’.

“Të parët ishin militantët, pjesa tjetër ishin neutral dhe pjesa tjetër mund të ishin edhe ata që nuk e donin. Mendoj se ky është suksesi, që të gjitha këto grupe mendonin se Berisha është i vetmi që mund të bëjë opozitë ndaj Ramës.

Njerëzit nuk dolën për Berishën por dolën se duan të protestojnë. Kjo është një maratonë e gjatë. Protesta duhet strukturuar në një kauzë që të përfshijë njerëzit. Duhet të përfshijë zonën gri, njerëzit sepse është e tyre, nuk mund të personalizohet”, tha Alizoti.

Të fundit