Flash News

Ditari i Opozitës

7 korriku, Berisha: Për herë të parë pas shumë vitesh në shesh doli opozita e vërtetë

7 korriku, Berisha: Për herë të parë pas shumë vitesh

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar protestën e 7 korrikut gjatë një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës.

Berisha u shpreh se për herë të parë pas shumë vitesh në shesh doli opozita e vërtetë.

Berisha:Ju përgjigjët kësaj thirrje. Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera, të kësaj proteste ishte se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë dhe nëse më pyesni çfarë ishte më e rëndësishmja e më e jashtëzakonshmja, ishte opozita e vërtetë në shesh.

Përpjekje më anti-demokratike, më primitive e të turpshme u bënë që të vendosi në kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare, që ta mbajnë në kontroll të paligjshëm, ta mbanin këtë opozitë si vegël të qeverisë, të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve.

Të një njeriu i cili pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe votat e tyre, vendosi të fshijë pluralizmin politik nga harta politike e vendit.

I them këto që ju duhet të qartësoni çdo demokrat e qytetar se çfarë rreziku ekzistencial për liritë e qytetarëve dhe demokracinë e Shqipërisë, përbën Edi Rama.

Të fundit