Flash News

Ditari i Opozitës

7 korriku, Paloka: Nesër është i fillimi i një stine protestash që përfundon me rrëzimin e Ramës

7 korriku, Paloka: Nesër është i fillimi i një stine

Deputeti Edi Paloka është shprehur i bindur se 7 korriku do të jetë fillimi i një stine protestash që në fund do të kenë rrëzimin e qeverisë Rama.

Në një intervistë për Ora News, Paloka tha se protesta nuk është organizuar vetëm nga partitë politike por nga një masë e gjerë e gjerë e shoqërisë.

Edi Paloka: Unë për disa arsye të mia personale, nuk u bëra dot pjesë e grupit të organizimit të kësaj proteste, por e sigurtë është që protesta e nesërme është vetëm fillimi i një stine protestash që si fund do të kenë padiskutim,  rrëzimin e kësaj qeveria dhe kthimin e lirive dhe të drejtave reale të shqiptarëve. E keqja sot ka vetëm një emër, dhe është Edvin Rama.

Fillimi i këtyre protestave dhe organizimi i tyre, që është organizuar jo vetëm nga PD por i atij që tashmë ka marrë emrin fronti i shpëtimit kombëtar, pra i një pjese shumë më të gjerë të shoqërisë shqiptare që përfshin jo vetëm partitë politike të opozitës por edhe  një pjesë të mirë të shoqërisë civile, grupimeve dhe qytetarëve, që kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie, por deri më sot nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur.

 

 

Të fundit