Flash News

Ditari i Opozitës

7 tetori/ Alizoti: Shqiptarët duhet të sillen pak si berlinezët apo parisienët kur protestojnë

7 tetori/ Alizoti: Shqiptarët duhet të sillen pak si berlinezët

Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka folur për protestën e 7 tetorit, ku ftoi shqiptarët të bëhenpjesë e saj, por sugjeroi që të sillen pak si berlinezë apo parisienë.


Në Neës 24, ai tha se protesta është shfryrja e një zemërimi që ka një shoqëri. “Nuk jam pjesë e atyre që janë marrë me detajet e organizimit të protestës, por di të them se nga qytetarët që takoj, ato duan reagim të fortë”, tha Alizoti.

Deputeti demokrat tha se opozita duhet të jetë radikale, të mbrojë interesat e grupit të saj, por edhe të atyre qytetarëve që e kanë votuar dhe e mbështesin.

Ne duhet të rikthejmë historinë e Shqipërisë. Kjo parti që është sot në pushtet një gjë që e ka bërë mirë është që të burgosë shqiptarët. Ka një kombinim të mafies, të autokracisë, ku është rreziku më i madh i shqiptarëve”, tha Alizoti.

Të fundit