Flash News

Ditari i Opozitës

75 vjetori i OKB, Basha: Do punojmë që Kosova të marrë vendin që i takon si shtet anëtar

75 vjetori i OKB, Basha: Do punojmë që Kosova të marrë

Në 75 vjetorin e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në Twitter. Ai theksoi se OKB është krijuar për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve. Basha thotë se qeveria e ardhshme demokratike do të japë mbështetje të pakursyer, që dhe Kosova të marrë vendin që i takon pranë kësaj organizate.

Postimi i plotë:

Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.

Të fundit